Super League kthehet në qendër të vëmendjes pasi dukej se kishte perënduar hipoteza për realizimin e projektit ambicioz. Sipas The Telegraph, Real Madrid, Juventus dhe Barcelona do ta prezantojnë përsëri projektin muajin e ardhshëm, duke sfiduar përsëri UEFA-n.

Pavarësisht kritikave të marra në momentin e prezantimit të parë dhe të polemikave që shkaktuan brenda botës së sportit dhe jo vetëm, projekti duket se nuk është braktisur në asnjë moment.

Megjithatë, gjërat që duhen rishikuar janë të shumta dhe do të duhet kohë para se projekti të vihet në zbatim.

Mbetet për t’u kuptuar si do ta marrë Ceferin, duke parë se presidenti i UEFA-s është shprehur gjithmonë kategorikisht kundër idesë së tre presidentëve të Juventus-it, Real Madrid-it dhe Barcelona-s.