Sergio Ramos e ka ndjekur fati i keq, menjëherë pasi u rikthye të luante me PSG-në është dëmtuar përsëri.

Mbrojtësi spanjoll pritet të jetë mungesa e madhe e PSG-së në përballjen me Real Madridin.

Dëmtimi muskular që mbrojtësi ka marrë po ia bën të pamundur aktivizimin e tij në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.

Sipas “RMC Sport” Ramos ende nuk është stërvitur me bashkëlojtarët dhe rrjedhimisht nuk do jetë gati, me 15 shkurt kur zhvillohet edhe sfida në kuadër të fazës së 1/16 të Champions.

Këtë sezon me parisienët ish-mbrojtësi i Realit ka zhvilluar 5 ndeshje në të gjitha garat ndërsa vetëm dy prej tyre titullarë, ku ka shënuar edhe 1 gol.