Kryeministri Rama është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme. Në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

16 shkurt: Takime.