Kryeministri Edi Rama teksa debatonte ashpër me deputetin e PD-së, Luçiano Boçi deklaroi se qeveria që ai drejton ka ndjekur të gjithë rrugën ligjore që imponon ligji sa i takon inceneratorëve. Rama tha se këndvështrimi i PD-së në këtë rast është ekstravagant, ndërsa ironizoi duke shtuar se kjo vjen dhe nga fakti që nuk kanë qenë në pushtet.

Boçi: Ti do me qesh në mënyrë falso? Kontrata sipas ligjit shqiptar duhet të pranonte ankimim dhe në 16 mbyllet ankmimi dhe në 17 merret financimi. Duhet të priste afatin 7 ditor të ankimimit kontrata. Mendoni se keni marrë vendim mbi një kontratë të ligjshme?

Rama: Unë mendoj se qeveria që unë drejtoj ka ndjekur të gjithë rrugën që imponon ligji dhe ka marrë vendimet e duhura sipas ligjit. Nuk di se ça ka ndodhur në datën 6 dhjetor, por cilado qoftë data, vendimet janë të konfirmuara nga një sistem i tërë. Kështu që mos harroni dhe një gjë që janë vendimet tona dhe kalojnë në për lloj-lloj sitash. Them se përsërisim të njëjtën gjë dhe s’di ta bëj më të larmishme përgjigjen. Këndvështrimi juaj i ligjeve është ekstravagant. Ngaqë s’keni qenë kurrë në qeveri, apo forca juaj është ajoi që është. Përgjigja ime është kjo!

Boçi: Shumë mirë që jepni këtë përgjigje se e pranoni vetë…
Rama: Po ça pranova ore!
Boçi: Ju thatë se zhdukët kodrën e madhe të plehrave në Elbasan. Kjo është kodra e re e plehrave në Elbasan është buzë Shkumbinit. Fushën e plehrave e keni larguar nga syte e qytetareve dhe i keni vendosur diku tjeter.