Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot para të rinjve kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sakon.

“Gjithmonë është rreziku që kur flet për politikën sado gjëra me sens të thuash njerëzit kanë tendencën ti dëgjojnë me shumë skepticizëm. Sot është një mundësi që ta ilustrojmë rëndësinë e politikës, mundësinë që politika u jep njerëzve me faktin që më 6 mars njerëzit duhet të bëjnë një zgjedhje. Duhet të zgjedhin mes Anit, një profesioniste, një njeriu të provuar, si një njeri që mund të ketë akoma për të mësuar por ka njerzëllëkun dhe modesitinë të rri afër njerëzve. Me dy tjerë që nuk i njoh që kush janë, por janë që janë dy burra. Dy burra që i ka pjell një…. Njëri ka dal nga bishti varesë, tjetri nga vrima e bravës. Është shumë gjatë rruga për ti rënë andej. Zgjedhja është shumë e qartë por pse është e rëndësishme, sepse me Anin do vazhdojmë punët që sapo kemi nisur. Unë kam dëshirë të bëj sëbashku me Anin dhe të tjetër çdo gjë që është e mundur që Durrësi të marrë një hov të ri. Po finalizojmë një marrëveshje që është historike për Shqipërinë, Durrësin, ndërtimi i porit të ri turistik, mos më i madhi në Mesdhe. Në një pikë që është port prej shumë shekujsh, në një vend ku pak metra më tutje është amfiteatri më i madh që roamkët kanë ndërtuar jashtë Romës. Po punojmë për tegurn e ri tregtar të Durrësit.

Nëse njeriu thotë ç’me duhet mua kush po zgjidhet, këtu vë në pikëpyetje këtë gjë. Edhe varreja edhe brave e kanë më portin, njëri thotë do i vëm bravën tjerri varenë, ndërkohë që ne duam të ndërtojmë portin e ri. Kush e ndan këtë? Puna, po që të vazhdojë puna e ndan vota. Nuk do shkosh të votosh më të mirën, se nuk diskutohet më e mirë, por është votë për qytetin”, tha Rama.