Një park i ri kushtuar fëmijëve për të mësuar rregullat e qarkullimit rrugor i është shtuar së fundmi hapësirave rekreative dhe edukuese për fëmijët.

Kryeministri Rama ndau sot pamje nga ky park, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues.

“Mirëmëngjes dhe me parkun e ri të fëmijëve që i kushtohet qarkullimit në rrugë, realizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.

Me anë të këtij parku fëmijët do të dallojnë rreziqet kryesore në rrugë, do të njohin sjelljet e rrezikshme në rrugë dhe ato të sigurta; të përshkruajnë mënyrën e sigurt të
përdorimit të biçikletës, të patinave etj. në rrugë dhe në mjedise publike, të dallojnë disa
nga shenjat që rregullojnë lëvizjen e tyre si këmbësorë në rrugë dhe në parqe publike.