Investimet në infrastrukturë kanë transformuar hapësirat komunitare në Kukës, duke siguruar kushte më të mira jetese për banorët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Kukësit, ku në vend të gropave e mbeturinave shumëvjeçare, banorët kanë tashmë lagje me kushte dinjitoze.

“Mirëmëngjes dhe me Kukësin, ku transformimi mes lagjeve u ka dhënë banorëve hapësira komunitare në vend të gropave e mbeturinave shumëvjeçare, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Përveç investimeve në infrastrukturën e brendshme të qytetit, banorët e Kukësit kanë përfituar edhe nga investimet madhore strategjike, siç është ai i aeroportit të Kukësit, që sjell zhvillim për gjithë rajonin.