Reagime të shumta ka pasur në rrjet pas debatit mjaft të fortë mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt, gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP”.

I vetmi që fillimisht nuk bëri asnjë reagim ishte Dj Dagz, partneri i Einxhel. Por ditën e sotme ai ka bërë një postim.

Arbëri ka postuar në “Instastory” një foto të partneres së tij, ku bashkëngjitur me të shkruan: “Mezi po pres të të përqafoj”.

Kujtojmë se dalja e Dagz nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është komentuar shumë. Kjo për shkak se në zinxhirin e shpëtimit nuk u shpëtua nga banorët që i thoshin se e kishin shumë shok dhe e donin.