Kryetari i Bashkisë së Kievit ka zgjatur shtetrrethimin në mbarë qytetin deri të hënën në mëngjes, për të ruajtur kështu sigurinë e qytetarëve.
Ora policore do të zgjasë nga ora 17:00 deri në 8 të mëngjesit sipas kohës lokale çdo natë “për një mbrojtje më efektive të kryeqytetit dhe sigurinë e banorëve të tij”.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko fillimisht kishte vendosur që shtetrrethimi të zgjasë deri në mëngjesin e së dielës. Mirëpo në urdhrin e fundit qytetarëve u ndalohet çdo lëvizje e automjeteve, përveç atyre me leje të posaçme.

“Ju kujtojmë se të gjithë civilët që do të jenë në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen si anëtarë të grupeve të diversitetit dhe zbulimit të armikut,” thuhet në urdhrin. “Në rast alarmi ajror, ndiqni strehën më të afërt. Stacionet e metrosë funksionojnë me kapacitet të plotë”, thuhet në deklaratë.