Fifi ka konfirmuar lidhjen e re. Bëhet fjalë për Adis Patushin, i cili është një emër i njohur për showbizzin. Patushi ka qenë i martuar me modelen, Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë. Këngëtarja e konfirmuar romancën e re gjatë një koncerti të mbajtur ditën e djeshme.

Në rrjet ka qarkulluar videoja ku dyshja shihen duke u puthur. Kujtojmë që Fifi u përfol se kishte nisur një romancë të re pas daljes nga shtëpia e Big Brother me Granit Canën. Këngëtarja pati shprehur pëlqimin për Granitin që kur ishin brenda në BB, por ky i fundit tha se e shihte si motër.