Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi sot deklaratën e sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III i cili thekson se ”SHBA mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën”.

Në deklaratë thuhet se “në koordinim me Departamentin e Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara po vazhdon dërgimin e pajisjeve dhe furnizimeve të tjera kritike në Ukrainë”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet përmes materialeve të ndihmës për sigurinë”, shprehet sekretari i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III.