Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BB Vip” së bashku me një sërë emrash të tjerë personazhesh shumë të njohur për publikun shqiptar. Ai njihet për natyrën e tij ngacmuese dhe pikërisht nga kjo, të gjithë fansat e çiftit “Donald-Trixa” e kanë sulmuar me komente negative.

Gjithçka nisi një moment teksa Ermali bisedonte me banorët e tjerë të shtëpisë dhe zbuloi se Bora Zemani do ta shohim si një aktore në sezonin e dytë të serialit “H.O.T”. Kjo deklaratë e tij i ngjalli kureshtje Donaldit dhe aty ai nisi të pyeste më shumë për këtë detaj dhe i tha Ermalit që ta paguajë mirë ish partneren e tij.

Pas kësaj bisede, Ermali është thirrur nga produksioni në dhomën e rrëfimit dhe u rikthye për t’u përshëndetur me ta. Ndërkohë, nga e gjithë ajo bisedë mes Donaldit dhe Ermalit, fansat që mbështesin Donaldin dhe Triksën e kanë sulmuar aktorin e njohur me fjalë fyese për faktin pse ai ka përmendur Borën. Ermali ka reaguar pak më parë me anë të një videoje dhe jep një mesazh.

“Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtohem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini, këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisedeku ishte Arjola, Donaldi e të tjerë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti personazhin. “Ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?-i thashë unë dhe qeshëm. Meqërafjala për të gjithë ju hipokritë… Nuk kam marrë kaq shumë komente negative as kur kam kënduar për fushatën e PD-së para 100 vjetësh. Ej, miq mos e merrni kaq shumë seriozisht”, ishin këto fjalët e Ermalit.