Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se do të ishte “katastrofike” nëse situata do të përshkallëzohej në një pushtim rus të Ukrainës.

“Jam thellësisht i shqetësuar për vendosjen e trupave rusë në kufijtë e Ukrainës, dhe gjithashtu për rritjen e tensioneve dhe shtimin e spekulimeve për një konflikt ushtarak në Europë”, tha Guterres.

“Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte katastrofike, paralajmëroi ai. Duke theksuar se e vetmja alternativë është diplomacia.