epa09691674 Turkish President Recep Tayyip Erdogan during a press conference with Albanian Prime Minister Edi Rama (not pictured) in Tirana, Albania, 17 January 2022. Turkish President Recep Tayyip Erdogan is making an official visit to Albania to strengthen the bilateral relationships between the two countries and sign some agreements in the economic field. EPA/Malton DIBRA

Presidenca e Republikës turke ka nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ndryshuar emrin, me të cilën Turqia njihet aktualisht ndërkombëtarisht (në anglisht ”Turkey”), me termin në gjuhën turke ”Turkiye”.

Gazeta Milliyet zbuloi fushatën ‘# SayTürkiye’ e cila pason një nismë tjetër të quajtur ‘# HelloTürkiye’ e nisur në dhjetor kur vendimi u njoftua nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Emri i ri “përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit tonë në menyrën më të mirë”, tha lideri turk, duke inkurajuar kompanitë që të përdorin emërtimin “made in Türkiye” në produktet e destinuara për eksport.

Projekti synon të ndryshojë termin “Turqia” në “Türkiye” në pasaporta, dokumente identiteti, faqe interneti institucionale dhe në versionet ndërkombëtare të rrjeteve sociale të kompanive turke. Shumë faqe zyrtare të internetit kanë ndryshuar tashmë emrin ndërsa gazetarët nga versioni anglisht i TV publik turk TRT World kanë filluar të përdorin termin ‘Türkiye’ javët e fundit.

“Ne besojmë se është e rëndësishme të përdoret termi “Türkiye” në arenën ndërkombëtare, për të forcuar më tej markën dhe reputacionin e vendit tonë,” tha drejtori i komunikimit presidencial Fahrettin Altun, i cili ideoi fushatën. Sipas mediave lokale, Ankaraja synon të regjistrojë zyrtarisht termin ‘Türkiye’ në Kombet e Bashkuara në javët në vijim.