Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër operacionit ushtarak rus në Evropën Lindore dhe për të kërkuar paqe me pankarta që akuzonin ashpër presidentin Putin, shkruan SKY TG24.

Sot, qindra njerëz kanë zgjedhur të dalin në rrugë dhe të demonstrojnë kundër pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe, në përgjithësi, kundër një konflikti që rrezikon të përfshijë shumë vende me pasoja vetëm pjesërisht të parashikueshme. Nga Japonia në Liban, nga Polonia në Turqi, këtu u organizuan disa nga demonstratat, ndërsa në Bruksel, demonstruesit zgjodhën zonën e institucioneve evropiane.

Në Berlin, një demonstrues qëndroi para ambasadës ruse me një tabelë që lexonte “Jo luftës” Gjithashtu në kryeqytetin gjerman, përballë kancelarisë është mbledhur një grup tjetër njerëzish. Në Holandë, një grup njerëzish u mblodhën para ambasadës ruse në Hagë me flamuj ukrainas dhe pankarta ku shkruhej “Stop luftës” dhe “Stop Rusisë”. Demonstrata u organizuan edhe në Amsterdam ku disa dolën në rrugë pavarësisht shiut.

Edhe në Poloni ka kundërshtim të fortë ndaj luftës dhe politikës imperialiste ruse. Në foto, një imazh i demonstratës së organizuar në kryeqytetin, Varshavë. Në Itali, disa qytetarë ukrainas organizuan një demonstratë në Romë. Ata u gjendën në Castro Pretorio, pranë ambasadës ruse.

Jo vetëm Evropë. Edhe pjesa tjetër e botës po shikon me shqetësim në rritje për atë që po ndodh në Ukrainë dhe del në rrugë për të shprehur kundërshtimin e saj. Në Stamboll të Turqisë, protestuesit u mblodhën para konsullatës ruse dhe shfaqën pankarta me dënime të forta. Protesta u registruan edhe në vende të tjera si , Pakistan dhe Indi.