Gjatë dëshmisë së kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor, nuk ka munguar ndërhyrja e Ermonela Felaj.

Ishte Këlliçi që i kërkoi të mos ndërhynte dhe pas tij, të njëjtën gjë e kërkoi edhe kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku.

Këlliçi: Kryeministri mban Shijakun, Tiranën, më mban mua e ty dhe bën një punë tjetër. Tani zgjidhni zoti kryeministër.

Tabaku: E thatë zoti dëshmitar që nuk keni nevojë për mbështetje, ndaj ju lutem vazhdoni.

Rama: Unë se di si ka qëndruar deri tani. Ju se njihni Ermonelën kur është me mua e me të tjerët. S’ke parë gjë fare.