Kompania WizzAir ka ulur avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “ZAYED – Flatrat e Veriut” në Kukës, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se fillimisht këto linja do të jenë dy herë në javë, shkruan IndeksOnline.

Linjat e reja nga Kukësi do të jenë për Vjenë, Memingen, Kalstrue dhe Basel. Gjithçka nis nga muaji maj./IndeksOnline