Aktorja Monika Lubonja është ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother”. Monika e cila ka treguar shpeshherë se është pa komplekse, po i shijon pafund ditët e fundit brenda shtëpisë së famshme.

Ajo ka tërhequr vëmendjen me një tjetër veprim teksa po bënte provën e ndarjes së kokrrave të kafesë. Monika ka hequr bluzën dhe ka dalë me reçipeta. Pranë saj ishte dhe Beniada dhe Donaldi ndërsa ky i fundit nuk ka kursyer dhe ngacmimet.

Më pas Donaldi e ka veshur Monikën me një fund dhe shall në kokë dhe aktorja ka dhuruar show duke pozuar para kamerave sikur po realizon një set fotografik.