Moderna ka nisur provat për vaksinën e re kundër Omicron, dhe rreth 3 mijë vullnetarë do të marrin pjesë në provat klinike. Vaksina do të testohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar falë një partneriteti midis Moderna dhe Institutit Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (NIHR).

Të udhëhequr nga një ekip me bazë në St George’s, Universiteti i Londrës, gjysma e vullnetarëve do të marrë vaksinën e re kundër Omicron ndërsa gjysma tjetër do të vaksinohet me vaksinën që Moderna zhvilloi në fillim.

Tashmë e dimë që imuniteti i personave reduktohet pas disa muajsh pas marrjes së dozave përforcuese të Covid, që do të thotë se nevojiten prova klinike për të përcaktuar nëse njerëzit mund të kenë nevojë për një dozë të katërt përforcuese.

Në studim do të marrin pjesë edhe persona që kanë marrë dy doza të vaksinës por jo dozën e tretë.