Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në mbledhjen e qeverisë janë miratuar dy projektvendime. Njëri nga projektvendimet ka lidhje me ngritjen e një komisioni të Posaçëm për kujdesjen e fëmijëve që kanë humbur njëri prind. Ndërsa tjetri ka të bëjë me mbështetjen e mbështetje sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet të fëmijëve me aftësi ndryshe.

‘Dy projektvendime të cilat janë miratuar. Një ka lidhje me krijimin e Komisionit të Posaçëm që lidhet me ligjin e miratuar për përkujdesjen e fëmijëve të cilët kanë humbur prindin e tyre për arsye të vetsakrifikimit të jetës. Për ta jetësuar këtë ligj do të ngrihet një komision qëndro, që të fillojë punë për procedurat në zbatim të këtij ligji. Është një ligj që mbështet fëmijët në shumë dimensione. U siguron fëmijëve mbështetje sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet. Për sa i përkte vendimit të dytë ka të bëjë me shtirjen e reformës për të mbështetur personat më aftësi ndryshe. E kemi shtrirë reformës sipas Organizatës. Ky vendim i ri bën të mundur që të ngrihen komisione multidisiplenare. I jep një efikasitet skemës së mbështetjes së personave me aftësi ndryshe.’- tha ministrja Manastirliu.

Sa i takon masave anti-Covid, ministrja u shpreh se është herët për të folur për lehtësim masash.

‘Do të doja ta nisja duke përmendur atë kreu i OBSH ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitoren. Ajo që po bëjnë vendet e tjera është një vlerësim epidemiologjik. Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Mbi 98% janë me Omicron. Situata në spitale është e qëndrueshme. Ashtu si e thashë është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, bazuar në indikatorët që janë në vlerësim e sipër. Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përket vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron.’- tha Manastirliu.