Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,554 raste të reja me koronavirus nga 4,153 testime të kryera. Fatkeqësisht 34 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 8,658 persona. Sipas raportit, 1,843 persona janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa numri i rasteve aktive ka arr
Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në një raport të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të vaksinuar kundër koronavirusit mbetet i ulët.

Për dallim nga muaji dhjetor kur në bazë ditore vaksinoheshin deri në 6,000 persona, tani ky numër është përgjysmuar, ndërsa ka ditë që vaksinimi nuk kalon as shifrën e 2,000 dozave.

Deri më tani me nga dy doza të vaksinës janë imunizuar mbi 864,000 persona apo rreth 46 për qind e popullatës, ndërsa afro 13,000 të tjerë kanë marrë edhe dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka bërë thirrje për vaksinim si mundësi e vetme për mbrojtje nga infektimi, ndërsa ka paralajmëruar edhe një fushatë të për ndërgjegjësimin e popullatës mbi nevojën për imunizim.

“Personat që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës COVID-19 konsiderohen të vaksinuar plotësisht. Në dy vjetët e fundit, vaksinimi është treguar e vetmja mënyrë për të ulur vdekshmërinë. Duke marrë dy doza dhe një dozë të tretë të vaksinës nuk do të thotë se jemi rezistentë ndaj sëmundjes apo shfaqjes së varianteve të reja, por vaksinat ndihmojnë në kalimin me më pak pasoja, por edhe parandalojnë rastet e vdekjeve”, ka deklaruar Marija Dimzova nga Klinika Infektive në Shkup, që njëherësh është edhe anëtare e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Mosinteresimi i qytetarëve për të vaksinuar ka bërë që rreth 15,000 vaksinave t’iu skadojë afati i përdorimit, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë ka vendosur asgjësimin e tyre.