Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi sot se do të vijohet me strategjinë për plotësimin e nevojave me mjekë specialistë

Gjatë një takimi me mjekët specialistë që shërbejnë në spitalet rajonale dhe bashkiake, Manastirliu tha se “kur 3 vite më parë mjekët që përfunduan specializimin afatgjatë nisën sfidën e tyre për ofrimin e shërbimit shëndetësor larg vendbanimit të tyre, në spitalet rajonale e bashkiake, ishte njëherësh edhe një sfidë e jona”.

“Jam shumë krenare për punën që kanë bërë për të ngritur dhe forcuar shërbimet mjekësore të specializuara afër vendbanimit dhe më gëzon fakti që një pjesë prej tyre, pas përfundimit të kontratës 3-vjeçare, do të vijojnë të punojnë në këto spitale”, tha Manastirliu.