Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për gazetarët lidhur me situatën në Ukrainë, pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s.

“Ne jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. E kemi bërë botërisht me dije qëndrimit tonë që pas minutave të para të fillimit të sulmit. Nga ana tjetër ne i ndjekim me shumë keqardhje këto zhvillime, duke pasur në zemër dhe mendje njerëzit në Ukrainë, ashtu sikundër edhe lidershipin ukrainas që kërcënohet drejtpërdrejte për jetën. Gjatë ditës qoftë presidente Zelensky  tani më i veshur me uniformë ushtarake dhe në fushën e luftës, apo ish-presidentit i cili gjendej i armatosur në një nga lagjet e Kiveit, bashkë me një grup njerëzish. Është një situatë tragjike, por nga ana tjetër është një zhvillim i cili ka sfiduar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë dhe të gjithë institucionet e politikes ndërkombëtare duke goditur themelin e saj dhe ligjin ndërkombëtar. Mu duk e udhës të zhvillonim konferencën e jashtëzakonshme për implikimet e luftës mbi Shqipërinë e cila, ndryshe nga vendet e tjera të NATO nuk ka varësia të konsiderueshme tregtare nga Rusia, por sidoqoftë nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre, qoftë me Rusinë, qoftë dhe me Ukrainën ,që urojmë të kthehet në normalitet, por që faktikisht është shumë larg normalitetit. Sot është më e qartë se dje, ajo që ka filluar të ndihet muaj më parë me krizën e çmimeve të energjisë, me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit në bursat ndërkombëtare, apo dhe me rrjetën e shpejt të çmimet të naftës, i ka pararendur këtij momenti si një erë drithëruese në shpinën e shteteve. Ka një valë të inflacionit.”, tha ai.