Nga Mero Baze/

Pas vendimit të një gjykate për një zyrtarë të lart si Saimir Tahiri, komentet për drejtësinë nuk vlejnë. Por vlejnë komentet për polittikanët e gëzuar apo trembur nga ky vendim.

Ajo që bie ne sy është se gjithë “foltorja” e cila ka nisur një betejë afatgjatë kundër Reformës në Drejtësi dhe mbikëqyrjes amerikane për të, përpiqet ta godas vendimin në dy mënyra të ndryshme. Njëra mënyrë është ajo e Sali Berishës, i cili i trembur në palcë thotë se ky dënim duhet të ishte dhjet herë më i lart, si për të treguar se ai nuk është në sërën e Saimir Tahirit nëse dënohet.

Komentet e tjera vijnë nga pjesa tjetër e Foltores që është LSI të cilët e quajnë vendimin një orkestrim të Edi Ramës.

Për të mos u përfshirë në makthet e tyre rreh drejtësisë dhe për tu plotësuar njëkohesisht të gjitha dëshirat që shprehin me këtë rast kam një propozim për ta. Meqë sipas tyre ky është një vendim i orkestruar nga Edi Rama, meqë sic thotë Berisha është një vendim i bekuar nga amasadorja Yuri Kim, meqë sic thotë Monika është një Pazar i Edi Ramës me Drejtësinë, po i lutem Edi Ramës, Ambasadores Yuri Kim dhe gjithë atyre që pjesëtaret e “Foltores po i akuzojnë si ndikues të drejtësisë, të zbatojnë të njëjtët kritere për te ndëshkuar Sali Berishën, Ilir Metën Fatmir Mediun Shkelzen Berisha etj.

Pra le ta quajmë se Saimir Tahirin e kanë dënuar pak, le ta quajmë se Edi Rama ka bërë Pazar me drejtësinë, le ta quajmë që ambasadorja Yuri Kim e ka garantuar këtë Pazar. Le të lutemi që ta mbajnë me hatër dhe Sali Berishën Ilir Metën Fatmir Mediun etj. Le ti dënojnë sa Saimir Tahirin. E di që është një padrejtësi e madhe ndaj Tahirit, por le ta mendojmë veten të pafuqishëm për një moment dhe ta nisim me këtë dënim. Pastaj rrugës dalin vet të tjerët. Kështu do jenë të gjithë të barabartë para këtij standarti. Dhe disa si Meta e Berisha “edhe më të barabartë”.