Ilir Meta i qëndron vetbesimit se do të jetë në politikë edhe 50 vite të tjera. Bile kaq i vendosur duket sa në emisionin ‘Kontrast’ të gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli në Report TV, Meta deklaroi se mund të rikthehet në krye të shtetit pas 25 vitesh.

“E pamundur të pranoj një mandat të dytë në detyrën e kryetarit të shtetit. Mandati im i dytë në krye të shtetit, ndoshta pas 25 vitesh”, u shpreh Meta.

Meta paralajmëroi se do t’i shkojë deri në fund kallëzimit të bërë në prokurori për falsifikimin e provave nga Kuvendi.

“Fati im ka qenë që të jem gjithmonë në ring për të mbrojtur Kushtetutën. Gjithmonë kam qenë i qartë dhe koherent në mbrojtje të saj.

Lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese, kam pritur qe te behej publik para 9 shtatorit 2021, kur perfundonte mandati i Kuvendit te kaluar.

Nderkohe jam ne pritje te Prokurorise lidhur me kallezimin penal per falsifikimin e provave te depozituara nga Kuvendi ne Gjykaten Kushtetuese.

Duhet t’ju garantoj se une nuk terheq asnje presje lidhur me rezervat qe kam shprehur per sistemin e drejtesise.

Gjykata Kushtetuese nuk ka patur as materie dhe as arsye për shkarkimin e presidentit të Republikës. Procedurat e jashtëligjshme dhe të falsifikuara nga administrata e Parlamentit, si dhe numri prej 122 deputet të Kuvendit, e bënte nul gjithë këtë proces.

President i Republikës, që nga periudha që është zgjedhur, nga 5 vjet që ka mandatin, në 3 vite ka qenë nën hetim. Arsyeja dihet, sepse në krye të kësaj regjie për kapjen e shteti është vetë zoti Rama”, tha Meta.