Përfundojnë punimet për ndërtimin e Urës së Tapizës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto në rrjetet sociale duke theksuar punimet në këtë urë pjesë e aksit rrugor Tiranë-Fushë Krujë tashmë kanë përfunduar.

“Mirëmëngjes dhe me urën e re të Tapizës tanimë e përfunduar si pjesë e aksit Tiranë-Fushë Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ura e Tapizës e cila cilësohet si ura që lidh kryeqytetin me veriun e vendit u shemb rreth një vit më parë për shkak të gjendjes që përbënte rrezik për shoferët që kalonin përmes saj.

Gjatë kësaj kohe qarkullimi në këtë aks rrugor është bërë përmes një rruge alternative në anë të urës.