Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka hedhur poshtë raportet e inteligjencës amerikane se Rusia ka një listë të ukrainasve për të kapur ose vrarë ata pas një pushtimi duke e quajtur një “gënjeshtër absolute”.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i Uashingtonit në OKB në Gjenevë shkroi se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një okupimi ushtarak”.

Ambasada amerikane në Moskë gjithashtu ka paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme në vende publike në Rusi, duke thënë se ata duhet të kenë plane evakuimi.

Peskov e përshkroi paralajmërimin si “shumë të pazakontë”. Ai u tha gazetarëve se situata në Ukrainën lindore mbetet “e tensionuar”.

Por ndërsa Kremlini ka mohuar të ketë plane konkrete për një samit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, ai tha se mbetet i hapur për bisedime.

“Ekziston mirëkuptimi se dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm”, tha Peskov.

“Nëse është e nevojshme, natyrisht, presidentët rus dhe amerikan mund të vendosin të mbajnë një telefonatë ose të lidhen me metoda të tjera.”