Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 101 raste të reja me koronavirus nga 1,595 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza vaksine. Sipas raportimeve 813,185 persona janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,807,516 doza vaksine. Aktualisht në të gjithë vendin janë 3,883 raste aktive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 758 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 218,265 prej fillimit të pandemisë.