Arbana Osmani i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet se mes produksionit dhe Donaldit, konukrrentit që doli i dyti. nuk ka një konflikt.

“Po shoh qe ne mediat online te etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bere nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar nje konflikt qe nuk ekziston dhe as nuk do te ekzistoje ndonjehere. Une dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirenjohes do konkurent ne kete Big Brother, aq me teper Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka perfunduar dhe bashke me te uroj te mbaroje shpejt edhe vala e deshires per te vene kunder njerez qe vetem “kunder” nuk kane qene, nuk jane e nuk do jene ndonjehere”, ka shkruar Arbana.