Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u kërkon të gjitha Federatave Ndërkombëtare të Sporteve që të zhvendosin ose anulojnë ngjarjet e tyre sportive të planifikuara aktualisht në Rusi ose Bjellorusi. Ata duhet të marrin parasysh shkeljen e armëpushimit olimpik nga qeveritë ruse dhe bjelloruse dhe t’i japin përparësi absolute sigurisë së atletëve.

Madje Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar kërkon që asnjë flamur kombëtar rus ose bjellorus të mos shfaqet dhe asnjë himn rus ose bjellorus të mos luhet në ngjarjet sportive ndërkombëtare si pjesë e sanksioneve