Lufta në Ukrainë ka ngjallur panik në të gjithë botën, për sigurinë. Edhe në Shqipëri kjo ndjesi është e dukshme. Në rrjetet sociale të kryeministrit, një komentues i sugjeron Ramës, të hapë strehimet nëntokësore, që janë ndërtuar në kohën e komunizmit.

“Hapni urgjente strehimet nëntokësore që ka bërë xhaxhi. Jepu urdhër bashkive t’i pastrojnë. Të paktën të strehojmë fëmijët”, shkruan komentuesi.

Në përgjigje, Rama shkruan se nuk jemi më në kohën e komunizimit, që të mbrohemi në tunele.“E para, nuk jemi ne kohen e xhaxhit jemi vend i NATO-s që dmth se vendet e NATO-s mbrohen të tëra së bashku edhe nëse një i vetëm sulmohet dhe e dyta, le te mesojme t’i gezohemi me shume lirise, pavaresise, demokracise, Shqiperise, duke luftuar si njerez jo duke u zene si qen per pikepamjet e ndryshme dhe te punojme me shume se bashku, duke e degjuar me shume njeri-tjetrin”, përgjigjet kryeministri Rama.