Kryeministri Rama ka ftuar dhe një herë tjetër qytetarët që të japin mendimin e tyre për çështjet e rëndësishme në pyetësorët e “Këshillimit Kombëtar”. Janë dy mënyrat nëpërmjet të cilave njerëzit mund të japin opinion e tyre, nëpërmjet postës dhe nëpërmjet linkut www.keshillimikombetar.al

Deri më tani 100,547 qytetarë janë përgjigjur online dhe 137,112 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë. Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri-tjetrin shkruan kryeministri Rama.