Juventusi ka shënuar barazimin e dytë brenda një jave. Pasi barazuan me Atalantan në Serie A, dje bardhezinjtë kanë barazuar edhe kundër Torinos në derbin e qytetit verior të Italisë.

Djemtë e drejtuar nga Alegri kaluan në epërsi me De Ligt (13) në pjesën e parë, por barazoi Belotti (62).

Kjo nuk e largon Juventusin nga vendi i katërt ku ka 47 pikë, tri më shumë se Atalanta në vendin e 5-të. Por me këtë barazim ëndrra titull merr fund.