Në intervistën e dhënë për La Gazzetta dello Sport, Fabio Cannavaro ka folur për Juventus-in, pas blerjeve të fundit të Vlahovic dhe Zakaria.

“Skuadra është fuqizuar shumë me blerjet e merkatos së janarit. Besoj se tani grupi i Allegri-t mund të ketë një ritëm për titull, por më duket e vështirë që të rikuperojë disavantazhin e madh që ka me kreun”, ka thënë ish-ylli i Italisë dhe Juventus-it.

“Megjithatë, bardhezinjtë mund të bëhen arbitri i luftës për titull. Në kuptimin që Napoli dhe Milan-i janë përballur me ata në fazën e dytë, duke barazuar.

“Ndërsa Inter-i duhet të shkojë në Torino në prill dhe të përballet me një Juventus më të fortë dhe që nuk do të mund të bëjë asnjë gabim për të siguruar një vend në zonën Champions League”.