Ministrja për Shtetin dhe marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë kundër agresionit rus në Ukrainë.

Duke i kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Basha, Spiropali theksoi se Shqiperia eshet krah aleateve dhe Ukrahines ne kete lufte te nisur.

“Qeveria shqiptare dhe shteti kanë marrë gjithë masat, pranë aleatëve tanë, në NATO si anëtarë të KS, në koordinim me gjithë strukturat e partnerët për këtë agresion të paprecedëntë të Rusisë për një vend sovran si eshte Ukraina.

Madje Shqipëria është një nga 44 shtetet që ka miratuar rezolutën e samitit për Krimenë në fund të gushtit, qëndrimi i fortë në mbështetje të integritet territorial, s’ka asnjë arsye për të vënë në dyshim qëndrimin e e fortë të Shqipërisë krah SHBA NATO e kombeve të bashkuara, e të gjitha forcave që janë të alarmuara nga ky agresion që cenon sigurinë në Evropë.”, tha Spiropali.