“Vajzë shqiptare” është kënga me e re nga këngëtarja popullore, Poni.

Kënga flet për bukurinë, thjeshtësinë dhe elegancën e vajzave shqiptare, ndërsa një detaj mjaft interesant që ka të bëjë me finalisten e shtëpisë së “Big Brotherit”, Beniada na ka rënë në sy të gjithëve.

“Vajzat tona s’janë fasada, janë të mira si Beniada”, këndon Poni, duke i dedikuar në këtë mënyrë disa rreshta të këngës modeles. Poni përmes rreshtave të këngës tregoi simpatinë e veçantë që ka ndaj Beniadës, të cilën e cilësoi si një vajzë reale dhe pa komplekse.

Kujtojmë që Beniada është një fanse e “flaktë” e këngëtares, e cila performoi dy javë më parë në “Big Brother” këngën e preferuar të modës “Hopa, hopa me ngadalë…”.

Duket se Poni e ka zgjedhur fituesen e saj, po ju cili mendoni se do të fitojë?

*minunti 00:52, gjeni dedikimin për Beniadën*