Xheisara Frisku këngëtarja dhe ish-konkurentja e “Big Brother Vip” e ftuar në një emision televiziv, foli për eksperiencën e saj në BBV dhe gjithashtu për jetën e saj personale shumë të diskutuar.

Xheisara shprehet se lidhja e saj martesore nuk rrjedh nga një histori dashurie por për të pasur letra angleze.

“Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë jam ‘British’. Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja. Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Qëllimi im ka qenë kjo, “Big Brother”, disa produksione që do ua marr dikujt së shpejti pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha”, – u shpreh ajo.