Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 101,864 raste të reja me koronavirus nga 999,095 teste të kryera. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 415 qytetarë.

Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv u ulën me 47, kurse në pavijonet e tjera Covid u liruan 338 pacientë. Më konkretisht, në reanimacion ndodhen 1,376 pacientë kurse në pavijonet e tjera me simptoma janë 18,337pacientë.

Që në fillim të pandemisë vendi fqinj ka regjistruar 11,765,767 raste pozitive, kurse rastet aktive aktualisht janë 1,927,800. Të shëruarit janë 9,688,455. /