Einxhel Shkira në një bisedë me banorët e BBV, ka rrëfyer ndarjen e saj nga ish-partneri, gjë që për të ishte mjaft fatale.

Ajo e ka konsideruar ish-lidhjen e saj si dashuri me shikim të parë. Moderatorja ka rrëfyer gjithashtu se ndarjen e ka vuajtur shumë.

“Më rezultoi fatale dhe e vuajta më shumë se ajo 8-vjeçarja…”, tha Einxhel.

Më tej, ajo rrëfeu se nga ndarja, u kthye në një njeri të ftohtë që donte të rrinte vetëm. Einxhel tha se dy marrëdhëniet e saj të mëparshme të dashurisë i ka përjetuar keq pasi ka qenë shumë e dashuruar.

“Ka qenë një ndarje që më ka bërë të distancohem nga çdo lloj mashkulli. U ktheva në një njeri shumë ftohtë, doja të rrija vetëm…Në trurin tim e kisha të stakuar që nuk kam nevojë për njeri tani, kam të tjera gjëra në mëndje…isha një person i frikësuar nga dy marrëdhëniet e mëparshme që është dashuruar dhe është lënduar, i ka përjetuar keq. Nuk jam ndarë nga njerëz që nuk më kanë dashur, jam ndarë me njerëz që më kanë dashur dhe i kam dashur…”, tha Einxhel ndër të tjera.

Einxhel krijoi një historie dashurie me Dj Dagz brenda shtëpisë së BBV, një lidhje që u komentua shumë gjatë.