Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka përfunduar hartimin e programit IPARD III që adreson grante në mbështetje të sektorit të bujqësisë, me financim të qeverisës shqiptare dhe Bashkimit Europian. AZHBR bën të ditur se, se programi i hartuar është dërguar pranë strukturave të Komisionit Europian dhe pritet miratimi i tij, që të nisë zbatimi sa më parë.

Programi IPARD III, është në vijim të programit IPARD II dhe parashikon të përfshijë edhe 5 masa të reja me një buxhet 50% më të lartë se IPARD II, që ishte me një fond prej 94,6 milionë euro. Nëpërmjet programit do të financohen me grante projektet me kosto nga 10,000 euro deri në 400,000 mijë euro. IPARD III do të financojë 65% të kostos të projektit.

Më 10 janar AZHBR ka çelur thirrjen e 4-tërtë për Masën 7 të programit IPARD II, për sektorët e turizmit Rural dhe i Natyrës si edhe punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës.Afati i aplikimeve përfundon më 25 shkurt. Totali i fondit të granteve do të jetë 5,2 milionë euro.