Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE nëse nuk realizohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare as pas presidencës franceze. Rama tha se nuk ka kuptim që Shqipëria të presë në pafundësi që Bullgaria të lirojë ‘pengun’, Maqedoninë e Veriut, në një kohë kur i ka kryer detyrat.

“Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do realizohet hapja e konferencës, është pakuptim që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet. Kjo mund të vazhdoj ë pa fund dhe është e padrejtë për Shqipërinë që i ka kryer të gjitha detyrat tashmë”, tha Rama.