Pas fitores së Ilir Shaqirit të çmimit të madh të Big Brother VIP Albania, ka folur edhe konkurrenti i tij në finale Donald Veshaj. Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania. Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri ka triumfuar në Big Brother Albania duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Shaqiri fitoi përballë aktorit Donald Veshaj, të cilit iu desh të renditej i dyti në garën për çmimin e madh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Më herët, nga shtëpia u eliminuan modelja e njohura Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira, të cilat u shpërblyen përkatësisht me 10 mijë euro. Përveç 10 mijë eurove, Shkira do te zhvillojë edhe një emision në televizionin Top Channel. Banorët qëndruan për gati 5 muaj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duke dhuruar spektakël edhe emocione të shumta, ku disa prej tyre dolën edhe çifte.