Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë identifikuar 16, 023 raste të reja me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 72 pacientë. Gjithashtu sipas mjekëve ditët e fundit numri i infektimeve ka shënuar rënie dhe treguar në një farë mënyre shenja stabilizimi të situatës epidemiologjike. Ndërkaq në intubim po marrin trajtim 567 pacientë.