Fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar sot në një intervistë në “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ka komentuar lojën e konkurrentit të tij Donald Veshaj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Teksa gjithmonë gjatë rrugëtimit të tyre e ka shprehur vlerësimin për Donaldin si lojtar, së fundmi, balerini tha se beson që një nga arsyet pse ai nuk e fitoi çmimin e parë ishte pikërisht krisja e marrëdhënies së tij me ish të dashurën Bora Zemanin.

Ai tha se nuk ka dashur të ndërhyjë në lidhjen e Donaldit me Beatrix Ramosaj, por gjithmonë ka dashur t’i komumikojë atij se duhet ta kishte mbajtur e interpretuar atë që kishte me moderatoren e “Për’puthen”.

“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte.”- ka thënë ai.