Beniada ështës një nga banoret më të komentuara të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke u cilësuar si një konkurrente sa pozitive, aq edhe inteligjente.

Së fundmi, modelja ka ndarë disa detaje lidhur me jetën e saj private duke biseduar me Donaldin për ish të dashurin e saj, lidhja me të cilin ka zgjatur vetëm tre muaj.

Ajo tha se e konsideronte një njëri psikopat dhe tregoi një nga situatat e saj të pakëndshme në marrëdhënie.

“Vetëm me psikopatët gjithmonë. Mora biletën u ktheva në shtëpi. Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për tu kthyer në shtëpi, as nuk më interesonte.

Telefonova babain, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë ‘Ti flet për familje, dashuri, respekt, për familjen tënde, por ti nuk e di fare çfarë do të thotë dashuria’, edhe u bë keq fare.

Ishte ai që i kërkonte pushimet, unë asnjëherë. Kur u kthyem një javë nuk folëm e ai një ditë më tha ‘Më fal, ke të drejtë janë gjëra të tjera që nuk të kam treguar’.

Shokët e tij i kishte të mëdhenj e të martuar, ishin xheloz. I thoshin: ‘Kush e di çfarë bën në Milano, çfarë pune bën, modele, modele’. I kishin thënë që ndoshta rri me të dhe kam një tjetër në Milano” rrëfeu ajo.