E eliminuara e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP” ishte Arjola. Pak para se të shpallej vendimi i publikut, ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti publikoi një foto të Arjolës duke lënë të kuptohet se do të ishte ajo e eliminuara.

“Ups e bëra përsëri”, shkroi Anaidi pas daljes së aktores, e cila më pas u rikthye me biletën e kthimit.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Anaidi e bën këtë pasi edhe kur doli Einxhel e më pas u rikthye me biletën e kthimit, ish-fituesi bëri një status ku e zbulonte këtë.