Reshjet e dëborës në këtë fillim të muajit shkurt, kanë sjellë një rëndim të situatës në zonat e thella malore dhe njësinë administrative Labinot-Mal në Bashkinë e Elbasanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri përcolli pamje nga puna që po kryejnë kontraktorët me mjetet e nevojshme për hapjen e rrugëve nga bora që ka mbuluar në trashësi të konsiderueshme zonën Labinot-Mal në Bashkinë e Elbasanit.

Gjiknuri bëri të ditur se, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike ndodhen në terren dhe po vijojnë punën për normalizimin e situatës. Drejtuesit e mjeteve duhet të udhëtojnë me kujdes prandaj është e domosdoshme që lëvizja të kryhet me zinxhirë.