Pasi Partia Demokratike i kërkoi verifikimin e kandidatit të Sali Berishës për bashkinë e Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit pasi dyshohet se ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji, KQZ i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon verifikim të thelluar.

KQZ shkruan se z. Bano ka deklaruar se ka ndërruar datën dhe vendin e lindjes dhe është shprehur gjithashtu në formularin e dekriminalizimit se ka jetuar në Rumani, Angli e Itali. Dhe për të gjitha këto kërkon verifikim nga Prokuroria e Përgjithshme.
“Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetedeklarimit të z. Elton Ilir Bano, rezulton se ka deklaruar: Ne rubrikën I. TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjenealitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar gjenealitetet e tij dhe është shprehur se se ka ndryshuar datelindjen nga “24.01.1981” në “24.07.1978” dhe vendlindjen nga “Prishtinë, Kosove” në “Lushnje”.

Pyetjes 8, A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit te Republikës së Shqipërisë për me shumë se 1 muaj? subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “po” duke deklaruar se: Ne periudhën Nentor 1996- Shkurt 1997, ka jetuar në Bukuresht, Rumani, për arsye studim gjuhe. • Ne periudhën Korrik 1998 Shtator 2000, ka jetuar në Londër, Angli, për arsye emigracioni. Në periudhën Qershor 2020-Qershor 2021, ka jetuar në Rome, Itali, per arsye probleme shendetsore familjare”