Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë intervistës në emisonin “Kjo Javë”, tha se biletën e tij për finalen e Conference League që do të luhet në “Air Albania”, do t’ia dhurojë një fëmije që nuk e ka luksin të shkojë në stadium.
“Pyetja është: Çunat e tu kanë qenë ndonjëherë në “Wembly”, tek boksi VIP? Po pse atje duhet të shkojne vetëm çunat dhe gocat e atyre të Shijakut?! Të jetë për mua, biletën time të finales do ta dhuroj. Pse? Më mirë të shkojë një fëmijë i shtëpisë së fëmijës”, deklaroi ai.
Veliaj tha se është futur në këtë betejë sepse futbolli në Shqiperi është kthyer në sportin bosave.
“A ta them troç? Futbolli ka lindur si sport i masave, si sport popullor, por krejt papritur është bërë sporti i bosave. Pra, lindi si sporti i 99% të popullsisë dhe është reduktuar në një sport që e shijon vetëm 1% e popullsisë: kush ka “Bentley”, kush hipën në “charter”, kush ka një boks VIP, kush njeh filan politikan, kush është biznesmen. Qëllimi im është ky: A mund të kthehet në origjinë ky sport? Që të jetë i 99% të popullsisë dhe jo vetëm i bosave që mund të marrin bileta për ndeshjen e UEFA-s? Kaq,” shtoi më tej Veliaj.