Fifi ka publikuar sot këngën e saj më të re me titull “Hana” që vjen në bashkëpunim me Dj Pm dhe Dj Dagz. Këngën, të cilën e ka shkruar vetë, Fifi ia ka dedikuar partnerit të saj Adisit.

“Një dhuratë për ty nga unë”, shkruan Fifi krah postimit ku njofton publikimin e këngës.

“Hana” është pëlqyer shumë nga publiku dhe vjen vetëm pak kohë pas hitit “Diell” që theu rekord me shikime.